Londër, marrëveshje BM-Francë për frenimin e imigracionit klandestin

Patrullime shtesë dhe mjete të reja teknologjike do të vendosen përgjatë plazheve franceze në kuadër të një marrëveshjeje të re mes Parisit dhe Londrës që parashikon t’i japë fund imigracionit klandestin nga ngushtica e La Manche, njoftoi ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel.
Marrëveshja parashikon dyfishimin e patrullimeve franceze duke nisur nga 1 dhjetori, që do të mbështeten nga dronë dhe radarë që mundësojnë zbulimin e atyre që përpiqen të kalojnë La Manche-n”, deklaroi ajo për stacionin britanik televiziv BBC.
Patel përshëndeti marrëveshjen duke deklaruar se kjo do t’u mundësonte dy vendeve të ndanin misionin për të bërë të pamundur kalimin e La Manche.
Këto muajt e fundit, gjithnjë e më shumë migrantë kanë tentuar të hyjnë në Britaninë e Madhe nga kjo rrugë shumë e rrezikshme dhe shumë e frekuentuar.
Katër të vdekur janë regjistruar në 2019 dhe shtatë që prej fillimit të vitit./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




