SHBA – Pentagoni vendos aeroplanmbajtësen Nimitz në Gji

Pentagoni ka vendosur këto ditët e fundit aeroplanmbajtësen USS Nimitz në Gji, duke siguruar se ky rikthim nuk ishte provokuar nga asnjë kërcënim, pas vrasjes së një shkencëtari iranian bërthamor, por për të kompensuar tërheqjen e trupave amerikane të Afganistanit.
“Asnjë kërcënim specifik nuk ka shkaktuar rikthimi i grupit aerodetar i Nimitz”, deklaroi sot kapitenja e fregatës, Rebecca Rebarich, zëdhënëse e Flotës së pestë që mbulon porte-parole de la 5e Flotte qui couvre le Moyen-Orient.
“Prania e aeroplanmbajtëses në Gjirin Persik nuk lidhet me vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtarit iranian, i cili punonte në sektorin bërthamor”, sipas kësaj zyrtareje.
“Aeroplanmbajtësja USS Nimitz është rikthyer në zonën e Flotës së pestë më 25 nëntor”, theksoi ajo.
Nimitz kishte kaluar në shtator në ngushticën e Hormuz, një rrugëkalim strategjik që Irani kërcënon rregullisht ta bllokojë, përpara se të drejtohej drejt Paqësorit.
Në një deklaratë të veçantë, Pentagoni e lidhi këtë vendosje me zvogëlimin e numrit të ushtarëve amerikanë të vendosur në Irak dhe Afganistan të njoftuar më 18 nëntor nga ministri i ri i Mbrojtjes, Christopher Miller.
Rreth 2 000 ushtarë do të tërhiqen nga Afganistani deri më 15 janar dhe 500 të tjerë do të largohen nga Iraku për të lënë vetëm 2 500 ushtarë në çdo vend./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




