Prodhuesi më i madh i dorëzave anti-covid bëhet vatër me të infektuar

Po shndërrohet në një nga paradokset e shumtë të këtij viti 2020, për sa i përket zhvillimit të pandemisë, situata në fabrikën Top Glove, lider në botë për prodhimin e dorashkave plastike.
Industria e Malajzisë, që furnizon pjesën më të madhe të tregut botëror me një nga pajiset e domosdoshme në parandalimin e virusit SARS-COV-2, ka deklaruar mbylljen e të paktën 20 punishteve të saj në vendin e Azisë jug-lindore.
Shifrat janë alarmante. Sipas autoriteteve, janë deri në këtë moment 2684 të infektuarit tek punonjësit e industrisë, praktikisht vatra më e rëndësishme e COVOID-19 në vendin me 30 milionë banorë që deri metani ka shpëtuar nga përhapja masive, nga momenti që numëron rreth 60 mijë të infektuar dhe 348 viktima.
Aktualisht “Top Gloves” furnizon rreth 70% të tregut botëror, me fitime 300% më të larta se në vitet e kaluara.
Do të ishte një ironia e radhës së fatit sikur pikërisht industria që bota ka njohur në mars, kur nevoja për dorashka ishte shumë e madhe, dhe me të cilën u mburr e gjithë Malajzia, tani të shndërrohej në makthin e saj më të madh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




