Roja bregdetare Turke shpëton 46 migrantë të parregullt

Botë | 6 vite më parë

Roja bregdetare turke të mërkurën shpëtoi 46 migrantë të parregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 19 migrantë të parregullt të cilët ishin bllokuar në bregdetin jugor të Turqisë u shpëtuan.

Një anije e Rojës bregdetare në provincën jugore Mersin u dërgua në brigjet e rrethit Yakacik kur një varkë me fibër ishte bllokuar në det dhe banorët e saj thirrën për ndihmë, tha Komanda e Rojës bregdetare turke në një deklaratë.

Theksohet se varka u tërhoq zvarrë dhe kishte marrë ujë pasi i mbaroi karburanti.

Dy të dyshuar u arrestuan, thuhet më tej.

Veçmas, Roja bregdetare turke shpëtoi 27 azilkërkues varka e të cilëve u shty nga autoritetet greke në ujërat turke në brigjet e Egjeut dhe përfundoi në një zonë ku nuk kishte transport tokësor me mjetet e tyre në rrethin Kusadasi të provincës Aydin.

Azilkërkuesit u transferuan tek autoritetet krahinore të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe transiti për migrantët e parregullt që dëshirojnë të arrijnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme