SHBA – Biden me rekord absolut prej 80 milionë votash

Botë | 6 vite më parë

Dyshja presidenciale Joe Biden-Kamala Harris kaloi pragun e 80 milionë votave (80 026 721), një rekord absolut për një president të zgjedhur të SHBA-së, ndërkohë që numërimi presidencial nuk ka përfunduar plotësisht, thekson CBS.

CBS kujton se Donald Trump, me 73 890 295 vota të vlefshme, është deri tani i dyti në histori për votat e siguruara gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Mbajtësi i medaljes së bronzit, në historinë amerikane është Barack Obama, i cili gjatë mandatit të parë në 2008 arriti të marrë 69,5 milionë vota.

Transmetuesi amerikan kujton se 159 milionë amerikanë kanë votuar këtë vit, rreth 66,7% në total, një përqindje pjesëmarrjeje që nuk ishte regjistruar që prej vitit 1900.

Burim: ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme