Gjermani, 8,5% rritja ekonomike në tremujorin e tretë 2020

Botë | 6 vite më parë

Ekonomia gjermane u ”rikthye” në tremujorin e tretë, e nxitur nga konsumi privat, investimet e korporatave dhe një rritje e eksporteve, pas një rënie të fortë të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i ekonomisë më të madhe të Europës u rrit 8,5% në tremujorin e tretë”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Analistët gjithashtu prisnin që ekonomia të rritej me 8,2 % në tre muaj deri në fund të shtatorit. PBB-ja gjermane u tkurr me 9,8% në tremujorin e dytë në kulmin e valës së parë të pandemisë globale.

Konsumi i familjeve në tremujorin e tretë u rrit me 10,8 % krahasuar me tre muajt e përfunduar në qershor, ndërsa shpenzimet publike u ngadalësuan në 0,8 % pas një rritje prej 2,2 % në tremujorin e dytë.

Burim: ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme