Nigeria sulmon militantët e Boko Haram

Botë | 6 vite më parë

Avionët luftarak të Nigerisë përmes sulmeve ajrore kanë goditur militantët e Boko Haram, në verilindje të shtetit Borno, ka njoftuar sot një zyrtarë shtetëror.

Ai ka treguar se qeveria ka përgatitur këtë sulm për t’i luftuar militantët Islamik që kanë për qëllim të krijojnë një enklave Islamike.

Ky zyrtarë i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, ka thënë për Reuters se forcat e Nigerisë po luftojnë Boko Haram në Bama, vend ky që gjendet 70 kilometra në juglindje të Maidigurit, kryeqytet i Bornos.

“Sulmet ajrore kanë vepruar mbio të gjitha bazat e Boko Haram”, ka thënë ai, i cili ka shtuar se ky është një urdhër i Presidentit Goodluck Jonathan, për të kundërshtuar këtë grup i cili që nga viti 2009 ka zhvilluar kryengritje të përgjakshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme