Suedia ndalon shitjen e alkoolit natën

Botë | 6 vite më parë

(Reuters) – Suedia ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në kafene, restorante dhe klube të natës, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria suedeze ka thënë se lokalet me leje për të shërbyer alkoolin duhet të mbyllen para orës 22:00, teksa i ka përshkruar si ambiente me rrezik të lartë për ta përhapur virusin. Megjithatë, shumë lokale janë mbyllur përkohësisht dhe janë hapur përsëri pas orës 22:00, duke shërbyer vetëm pije joalkoolike.

Në fillim të javës, qeveria e Suedisë ka miratuar masat më të ashpra deri më tani. Nga 24 nëntori, për katër javë, do të ndalohen tubimet publike me më shumë se tetë persona. Shteti skandinav ka konfirmuar 208 mijë raste dhe 6 mijë e 400 të vdekur nga koronavirusi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme