Merkel: Vaksina kundër covid-19, gati në dhjetor

Botë | 6 vite më parë

Një vaksinë e koronavirusit mund të jetë në dispozicion në Evropë në dhjetor ose shumë shpejt pas Vitit të Ri, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, pas një samiti me video-konferencë të liderëve botërorë.

“Dhe atëherë do të fillojnë vaksinimet”, theksoi ajo.

“Lajmet e ditëve të fundit në lidhje me zhvillimin e një vaksine janë shumë pozitive”, shtoi

“Për momentin, është shumë e dobishme të shkëmbejmë ide mbi masat që do të miratohen kundër COVID-19, veçanërisht mbi ato që do të zbatohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencës shtypi pas samitit të drejtuesve të BE-së.

“Ne po përpiqemi të lehtësojmë masat përsëri dhe të mbajmë incidencën e infeksioneve në një nivel të qëndrueshëm pa kaluar përsëri në rritje eksponenciale”, theksoi Merkel duke shtuar se për të bërë këtë është e nevojshme më shumë forcë nga qeveritë.

 

Burim: ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme