Çmimi i energjisë për familjarët, sa ndikon ulja te qytetarët korçarë

Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të energjisë për konsumatorët familjarë, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.
Për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kWh, çmimi do të jetë 8,5 lekë për kilovat-orë, pra 1 lek më pak, ndërsa për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kWh, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat-orë.
“Ne 200 kWh i djegim a s’i djegim. 2 pensionistë jemi. 1.000–2.000 lekë më pak do paguajmë. Ç’na prish kjo? / Me 1 lek që thonë çfarë të bëjmë ne?” shprehen disa qytetarë.
Fasha 700 kWh përfshin të paktën 80 për qind të konsumatorëve familjarë, ndaj ndikimi i uljes së çmimit prek një masë të madhe të familjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




