Shqiptarët arrijnë rekord në konsumin e karburantit, rreth 570 mijë ton për 10 muaj, niveli më i lartë në 8 vite

Ekonomi | 2 vite më parë

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë apo 45 milonë euro më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës. Kjo shifër është realizuar përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit, me rreth 2,4 miliardë lekë, ndërsa edhe sasia e konsumuar në vend ka qenë 31,608 ton më shumë se 10 mujori i vitit të kaluar.

E parë ndryshe qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kanë arritur nivelin rekord të konsumit të karburantit përgjatë këtij vitit, me një sasi totale në 568.8 mijë ton,  më e larta në të paktën 8 vitet e fundit.

Në rritjen e konsumit duket se është reflektuar edhe fluksi i lartë i turistëve përgjatë këtij viti, ku një pjesë e mirë vijnë me automjetet e tyre dhe pjesa tjetër marrin automjete me qira ditore.

Sipas Scan Tv 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme