COP29, Balluku: Shqipëria prezanton reformën tek ujësjellësi, fokus efikasiteti financiar dhe energjisë

Në ditën e dytë të forumit të Bankës Botërore COP29, me fokus ndryshimet klimatike, Shqipëria do të pasqyrojë dhe japi shembullin e saj lidhur me reformën e ndërmarrë në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve me efikasitetin financiar dhe energjetik.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau mëngjesin e sotëm një videomesazh nga Baku, Azerbajxhan, ku po zhvillohet forumi COP29. Balluku bëri të ditur se në ditën e dytë të forumit do të diskutohet për ujin.
“Rrugës për në ditën e dytë të forumit COP29. Sot do të flasim për ujin, sa i rëndësishëm është ai, sfidat që kanë sjellë ndryshimet klimatike në mbarë botën, si është rritur kërkesa për ujë, dhe çfarë po bën Shqipëria për të. Reforma e thellë në ndërmarrjet e ujësjellësit dhe kanalizimeve që kemi bërë, rritja e financave të këtyre kompanive dhe mbi të gjitha, efikasiteti i energjisë që kemi nisur të aplikojmë në shumicën prej tyre”, nënvizoi Balluku në mesazhin e saj.
Dhjetëra liderë marrin pjesë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Përfaqësues nga pothuajse 200 shtete po marrin pjesë në samitin, i njohur si COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Ata do të diskutojnë se si të frenohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e saj, të cilat përfshijnë përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda, ciklonet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit dhe thatësirat. Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




