Buxheti 2025, Ministrja Balluku: 33.48 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitit e ardhshëm është mbi 73 miliardë lekë nga të cilat mbi 33 miliardë lekë, do të shkojnë për infrastrukturën rrugore. Kjo u bë me dije nga ministrja Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtari Prodhuese ku dhe u diskutua buxheti i këtij institucioni.
“Me një buxhet 33.48 miliardë lekë për sektorin e transportit rrugor, ose 4.1 miliardë më shumë se viti i kaluar, 14% më shumë se në vitin 2023 synojmë realizimin e sërë projektesh infrastrukturore, si rruga e Arbrit, projekti i tretë i Bypass Orikum-Dukat”, vuri në dukje Balluku.
Ministria foli edhe investimet ne hekurudha dhe në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




