Ekonomia informale, Rama: Nga 2013 nxorëm nga “e zeza” 300 mijë punonjës

Ekonomi | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama përsëriti të shtunën se lufta kundër informalitetit në ekonomi është një mekanizmat që qeveria sociale do të shfrytëzojë për të garantuar pensione më dinjitoze.

Aksioni kundër informalitetit ka për synim formalizimin e tregut të punës në gjithë vendin. Sipas kreut të qeverisë, aksioni nuk synon goditjen e bizneseve. Për ta vënë në funksion planin pritet që fiskalizimi dhe inteligjenca artificiale të jenë elementë ndihmues në këtë proces.

“Akoma shumë biznese nuk kanë dashur ta kuptojnë që investimi më i rëndësishëm është te njerëzit që ke në skuadrën e biznesit tënd. Nëse nuk ke atë kapital të sigurt, të patundshëm, të rrofshin dekoret dhe mundimet e tjera, pasi atyre të gjithave iu bie vlera.

Nga 2013-a e deri sot, kemi nxjerrë nga e zeza, formalizuar e futur në skemën e sigurimeve shoqërore 300 mijë punonjës. Ka ende shumë akoma që duhet bërë. Duam të shtyjmë fort në këtë moment formalizimin e pagave, pasi kemi marrë vendimin të hapim një korsi të re për pensionet. Do të fillojmë me një qasje agresive për t’u dhënë më shumë pensionistëve, duke nisur nga bonusi i fundvitit. Kemi plan për një rritje më domethënëse sesa ka qenë rritja nga indeksimi, edhe pse po të shikojmë pensionet nga u nisën, pavarësisht se janë shumë të vogla, rritja ka qenë domethënëse, por e papërfillshme në raport me sa u rritën pagat dhe rritja ekonomike,” deklaroi z. Rama në podkastin e tij, “Flasim”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme