Balluku në Lezhë: Në 2025-ën kemi parashikuar investime madhore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

Ekonomi | 2 vite më parë

Nga Lezha, ku do nisin punimet për zbatimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili parashikon investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, zv. kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ky projekt parashikon gjithashtu investime në infrastrukturë, shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milionë eurosh.

Ministrja Balluku njoftoi se në vitin e ardhshëm, në projektbuxhetin që do të diskutohet së shpejti në Kuvend janë parashikuar një sërë investime madhore në ujësjellës kanalizimeve.

“Duhet pasur parasysh që ky projekt gjithashtu parashikon investim në infrastrukturë, si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milion eurosh. Do të ndërtohen rreth 3 km linjë transmetimi kryesore për furnizimin me ujë në Shëngjin, si një nga njësitë më të rëndësishme turistike të vendit tonë, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 12 km për lagjen Kodër Marlekaj, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 16 km për fshatrat Kakariq dhe Gocaj, ku gjithashtu do të ndërtohet edhe 2 puse të rinj uji”, tha ministrja.

Ndër të tjera, ministrja vlerësoi se sezoni veror ka qenë i suksesshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme