Biznesi kërkon rritjen e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbajtën takimin e parë me temën: “Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka theksoi se është e nevojshme të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara për të mbështetur prodhuesit vendas dhe për të përmirësuar shkëmbimet tregtare. Ai u shpreh se Shqipëria është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, prandaj edhe duhet që ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për rritjen e konsumit të produkteve vendase dhe kërkoi që qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai nënvizoi se mbi 600 biznese kosovare operojnë në Shqipëri, por shkëmbimet tregtare mbeten të ulëta, duke kërkuar më shumë shkëmbime nga të dyja palët.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje tregtie që do të sjellë përfitime për të dy popujt.
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës llogariten 29 miliardë lekë gjatë 9-mujorit të këtij viti, nga 31.1 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa importet nga Kosova në Shqipëri shkuan në 12.1 miliardë lekë, nga 8.5 që ishin në 2023-shin.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




