Sejko: Forcimi i stabilitetit monetar, parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi të enjten se forcimi i stabilitetit monetar dhe financiar të vendit mbetet parakusht i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë ekonomike.
Zoti Sejko mori pjesë në takimin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me krerët e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj.
Në fjalën e tij, Guvernatori shprehu angazhimin dhe përkushtimin e Bankës së Shqipërisë për respektimin e të gjitha detyrave ligjore dhe angazhimeve institucionale.
“Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i orientuar në tri shtylla kryesore:
në forcimin e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë, si dhe për përmirësimin e mirëqenies shoqërore”, tha ai.
Sejko siguroi për përmbushjen e të gjitha angazhimeve institucionale, duke synuar që Banka e Shqipërisë të jetë një promotor zhvillimi i industrisë financiare dhe një partner i besueshëm institucional në shtyrjen përpara të axhendës së reformave strukturore, në respektimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




