PD, Tabaku: Qeveria duhet tu kthejë paratë profesionistëve të lirë, të grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve

Në seancën parlamentare të së enjtes është zhvilluar një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj. Temë debati ka qenë çështja e profesioneve të lira.
Tabaku, gjatë fjalës së saj, ngriti sërish çështjen e profesionistëve të lirë, të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.
Deputetja e PD-së debatoi për shumën e parave të grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve tek 10 mijë profesionistë të lirë.
Sipas saj, janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa Ministri i Financave, sipas saj, “ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh”.
“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese e shpalli këtë taksë si antikushtetuese. Ajo është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti – taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen, ” deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




