Ministrja Denaj : “Anijet shqiptare do të peshkojnë në dete të largëta!”

Ekonomi | 2 vite më parë

Qeveria shqiptare po harton një projektligj për peshkimin, i cili do t’u krijojë mundësi anijeve shqiptare të peshkimit të peshkojnë në dete më të thella dhe të largëta. 

Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, theksoi që këto ndryshime do të sjellin një rritjen e sasisë së peshkut të zënë.

Zonja Denaj tha se flota shqiptare e peshikimit përbëhet nga gati 811 mjete, të cilat sot lundrojnë në Detin Mesdhe. Me ligjin e ri jo vetëm i jepet mundësi flotës për rinovim, por edhe përafrimin me standardet botërore të peshkimit.

Deti Mesdhe është i mbipeshkuar, e për këtë arsye anijet shqiptare do të lejohen të lundrojnë në zonat me potencial të lartë peshkimi, siç janë brigjet e Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Detet kryesore për peshkim janë pjesa perëndimore e Afrikës, e gjithë zona e Mauritanisë, Senegalit. Pjesa tjetër është brigjet e Amerikës së Jugut, Kili, Argjentina.

Sipas SCAN TV

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme