Rritet vemendja për bletarinë

Ekonomi | 2 vite më parë

Programet qeverisë po mbështesin gjithnjë e më shumë bletarë të vjetër e të rinj, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin.

Këtë vit në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, janë shënuar 4 322 aplikime në masën e bletarisë.

Skema Kombëtare 2024 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.

Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150 zgjoje.

Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në Shqipëri.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme