Rishikimi i buxhetit për bujqësinë, më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët e peshkatarët

Qeveria miratoi të mërkurën rishikimin e buxhetit duke alokuar financime shtesë edhe për fermerët dhe sektorin e bujqësisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja deklaroi se, “ndryshimet buxhetore për më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve “Made in Albania”.
Ministrja Denaj bëri të ditur se, ndryshimet sigurojnë më shumë mbështetje në sektorin e bujqësisë, infrastrukturës bujqësore, blegtorisë dhe akuakulturës.
“Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030” dhe shtrirjen e produkteve “made in Albania” në më shumë se 80 tregje elitare ndërkombëtare” tha ministrja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




