Sezoni i vaditjes në Dropull, përfundon vaditja e 550 hektarë të mbjellë me misër

Ekonomi | 2 vite më parë

Në dy njësitë administrative të Dropullit,fermerët kanë mbjellë 550 hektarê me misër. Në javën e parë të muajit qershor filloi sezoni i vaditjes, duke shfrytëzuar të gjitha burimet ujore që janë në juridiksionin e pushtetit vendor.

Drejtoria e Administrimit të Ujërave, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë e Dropullit, ka mbikqyrur prej 10 javësh gjithë proçesin e vaditjes.
Në Dropullin e Sipërm dhe në fshatrat e Rrëzës fermerët kanë vaditur me më shumë sukses të mbjellat e tyre.
 
Drejtuesit vendorë të bujqësisë shprehen, se për vitin e ardhshëm do t’u sugjerojnë fermerëve që të mbjellin kulturën e misrit në tokat që mund të furnizohen me ujë nga rrjeti i vaditjes.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme