Eksportet shqiptare, 199 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi të enjten se fuqizimi i lekut ka ndikuar negativisht në vlerën e eksporteve, teksa theksoi se një sërë politikash mbështetëse për eksportuesit janë duke u zbatuar.
Eksportet e mallrave arritën në 199 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2024.
Sipas ministrit, krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur rritje në disa eksporte të xeherorëve, zgjyrave dhe hirit me 1.1 miliard lekë, pjesëve të këmbimit për avionët dhe anijet e hapësirës me 0.5 miliard lekë, për artikujt prej gize dhe çeliku me 0.3 miliard lekë, si dhe përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave dhe të tjera me 0.3 miliard lekë.
Ndërkohë, eksportet drejt vendeve të BE-së përbëjnë 71.4% të eksporteve gjithsej.
Partnerët kryesorë në këtë periudhë janë Italia (28.7%), Turqia (8.5%), Kina (7.5%) dhe Greqia (7.3%).
“Natyrisht po kalojmë një fazë të vështirë, të ndikuar nga fuqizimi i lekut, ndaj po aplikojmë politika e masa për adresimin e problematikës së eksporteve dhe efekteve në treg”, u shpreh ministri.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




