Zona e lirë doganore në Porto Romano, Malaj kërkoi angazhim maksimal për monitorimin e karburanteve

Ekonomi | 2 vite më parë

Me qëllim inspektimin në terren te zbatimit të Planit Operacional të monitorimit të zinxhirit furnizues të karburanteve, që nga importi, depozitat në zonën e lirë doganore, shitjes me shumicë dhe shitjen në pikat e furnizimit me pakicë Ministri i Financave Petrit Malaj ishte në zonën e lirë doganore në Porto Romano.

Ky Plan Operacional po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ajo e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në mënyrë të koordinuar për 24 orë në ditë.

Monitorimi i zinxhirit furnizues të karburanteve, përveç kontrollit në terren, bëhet edhe nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, si Asycuda dhe E-tax, në mënyrë që të evidentohet çdo shkelje e mundshme dhe të merren masat ligjore për çdo rast.

Importi dhe konsumi i karburanteve ka vijuar ecurinë pozitive gjatë muajit gusht. Për periudhën 7 mujore të vitit 2024 konsumi i karburanteve arriti në 381,083 tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme