Teknologjitë e reja në bujqësi, përdorimi i të dhënave satelitore për rritje të prodhimit

Ekonomi | 2 vite më parë

Përdorimi i teknologjive të reja të bujqësisë precise dhe rigjeneruese u vijnë në ndihmë fermerëve për të përcaktuar një sërë elementësh që do të çonin në rritje të produktivitetit.

Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll, Ylver Bylykbashi bën me dije se për këtë teknologji, interes më të lartë kanë treguar fermerët potencialë ndërsa shpjegon funksionin e tyre.

“Kjo konsiston në marrjen e të dhënave satelitore përsa i përket mungesës së elementëve ushqyese apo tepricës dhe mbi bazën e tyre bëjmë korrigjimin e nevojave të pjesë të ndryshme të pemëtores. Nëpërmjet sektorit të ujitjes përcaktojmë kohën më të mirë për të ujitur. Po ashtu na ka ndihmuar edhe për plehrat që janë më të domosdoshme për zhvillimin e bimëve”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se me përfshirjen e teknologjisë së re, është lehtësuar puna në bujqësi, jo vetëm për identifikimin e agjentëve atmosferikë që sjellin dëme në këtë sektor, siç mund të jetë shfaqja e sëmundjeve si pasojë e lagështisë, por edhe mësohet mbi kohën e duhur se kur duhet kryer një shërbim i caktuar për të minimizuar përdorimin e pesticideve por edhe për të pasur rendiment më të lartë prodhimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme