Inflacioni në korrik shënoi 2.1%, INSTAT: Çmimet mbetën të qëndrueshme

Ekonomi | 2 vite më parë

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2024 është 2,1 %. Sipas Institutit te statistikave  ky ndryshim krahasuar me Qershori e  2024 është -0,2 %.

Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik por serish, çmimet e ushqimeve, kanë vijuar rritjen. Ky grup ka shënuar rritje me +0,68 pikë përqindje, brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 %, “mish” me 2,6 %, etj.

Ndërkohë rritje modeste kanë shënuar grupet  “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”,  “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” , “Pije alkoolike dhe duhan”. Ndwrsa krahasuar me muajin korrik të një viti me pare rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1 %.

Që nga muaji shkurt niveli i inflacionit mbetet poshtë objektivisht të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, pas rritjes së lartë që shënoi dy vitet e mëparshme për shkak të pasojave të pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve në bursa nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme