Murtaja e bagëtive, asnjë rast i dyshuar në Qarkun Shkodër

Shërbimi veterinar ka kaluar në gatishmëri, pasi në vendet në kufi me Shqipërinë janë zbuluar vatra aktive me bruçelozë te kafshët.
Ndërkohë në qarkun e Shkodrës deri tani nuk rezulton asnjë rast i dyshuar me murtajen e bagëtive të imta.
Përgjegjësi i shërbimit veterinar Qarku Shkodër, Mark Preçi thotë se është ngritur task forca e cila po ushtrohën kontrolle në të gjitha fermat, e veçanërisht ato pranë pikave kufitare
Preçi u bën thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë për çdo rast të dyshuar. Ai kujton se Simptomat tek bagëtitë e imta nisin me temperaturë, lotim sysh dhe plagë në gojë.
Pavarësisht shqetësimit që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, ekspertët veterinarë thonë se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza. Por dëmi më i madh i ndodh industrisë së fermave blegtorale pasi shkalla e humbjes tek bagëtitë që mund të infektohën është e lartë.
Gazetare M. Gjoni
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




