Balluku në bypass-in e Vlorës: Së shpejti, projekt për hapësirat publike, do të përdoret nga të gjithë qytetarët

Ekonomi | 2 vite më parë

IKMT ka bërë të mundur largimin e subjekteve, të cilat kishin zaptuar sipërfaqet publike për të ushtruar aktivitet tregtar në bypass-in e Vlorës.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në bypass-in e Vlorës ndërsa u shpreh se së shpejti do të nisë projekti për shndërrimin e hapësirave publike në zona pushimi për të gjithë qytetarët dhe turistët.

“Javët e fundit kemi parë disa subjekte që kanë filluar t’i përdorin këto platforma, duke i mbyllur me gardh si një pronë private dhe duke i kthyer edhe në njësi për aktivitet tregtar. Kemi marrë vendimin që tashmë me ndihmën e FSHZH-së të arrijmë të ngremë një projekt të mirëfilltë që do të përdoret nga të gjithë qytetarët, shqiptarë apo të huaj, vizitorët, duke qenë se panorama është e jashtëzakonshme dhe për të mbyllur një herë e mirë të gjithë këto ëndrrat që kanë në sirtar subjekte të ndryshme që vazhdojnë me idenë, vendosim flamurin dhe atëherë është tokë e zënë. Duhet të nisim menjëherë projektimin e saktë, ashtu siç kemi bërë me platformën në Llogora, për ta kthyer në një platformë me kushte dhe parametra sigurie, çka është shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme