Shqipëria në SEPA, eksperti i ekonomisë: Redukton kostot e transaksioneve dhe kohën

Ekonomi | 2 vite më parë

Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që aplikon zyrtarisht për pjesëmarrje në sistemin unik të pagesave me euro SEPA, një hap kyç drejt integrimit evropian.  

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, tha për RTSH24 se pjesëmarrja  jo vetëm që shënon një hap mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian të vendit, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë.

“Shitemi evropian i pagesave bankare të unifikuar do të kursejë kostot e transaksioneve mes bankave që do kushtojë shumë më pak. Vetëm nga bërja pjesë e SEPA-s shqiptarëve do u kursente 20 milionë euro në vit vetëm nga ulja e kostot së transferta. Është pjesa ekonomikë por ka edhe pjesë të tjera që nga koha e transaksionit që do jenë më të shpejta dhe përfitimet janë direkt dhe indirekt. Pjesa më e rëndësishme është ajo ekonomike që ndikon te tregtarët që bëjnë transaksione, por edhe qytetarët përfitojnë nga reduktimi i çmimeve”, tha Muço.

Rreth një muaj më parë, më 13 qershor 2024, vendi ynë dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA, një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare.

Hyrja në Sistemin Unik te Pagesave në Euro do t’u kurseje qytetarëve dhe bizneseve të vendit të paktën 20 milionë euro në vit përmes uljes se tarifave për pagesat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme