Rama: Vijon pa ndërprerje puna në Unazën e Madhe të Tiranës

Ekonomi | 2 vite më parë

Ka përfunduar një pjesë e punës në Unazën e Madhe.

Konkretisht në kantierin “sheshi Shqiponja–Urat mbi lumin Tiranë” kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Pamjet nga kantieri i ka ndarë në rrjetet sociale edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai tha se Unaza e Madhe jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi, duke rritur vlerën e pronës, duke zhvilluar bizneset e reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në kryeqytet.

Unaza e Madhe e Tiranës me gjatësi mbi 27 kilometra lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në qytet apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. 

Në të gjitha zonat ku kalon, segmenti rrugor pritet të gjallërojë jetën e komuniteteve dhe të rritë vlerën e pronave dhe investimeve të banorëve të komunitetit.

Gazetare: Rugova Denisha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme