Rusia sfidon sanksionet, vendi shënon të ardhura të larta

Ekonomi | 2 vite më parë

Ekonomia e Rusisë është përmirësuar duke u konsoliduar si një vend me të ardhura të larta, shkruan Scan TV. Vendi në luftë duket se po sfidon sanksionet perëndimore dhe po merr një nxitje të fortë nga aktiviteti ushtarak. Këto vlerësime vijnë nga Banka Botërore. Sipa saj PBB-ja e Rusisë u rrit me 3.6% në vitin 2023, ndërkohë që si tregtia ashtu edhe sektori financiar po rimëkëmben.

Në veçanti, siç raportohet nga Banka Botërore, e cila e vlerësoi Rusinë nga një vend me të ardhura të mesme të larta në një vend me të ardhura të larta, “aktiviteti ekonomik u përmirësua nga një rritje e madhe e prodhimit ushtarak në vitin 2023”. Vitin e kaluar, rusët fituan 14.250 dollarë për person bazuar në të ardhurat kombëtare bruto.

Përmirësimi i Bankës Botërore konfirmon raportet nga Rusia, sipas të cilave rritja drejtohet kryesisht nga aktivitetet e kohës së luftës që krijojnë kërkesë për mallra dhe shërbime ushtarake, duke i bërë disa sektorë udhëheqës në ekonominë ruse.

Në të njëjtën kohë, tregtia e Rusisë u rrit me gati 7% vitin e kaluar, ndërsa aktivitetet në sektorin financiar dhe ndërtim u rritën përkatësisht me 6.6% dhe 3.6%.

Banka Botërore përmirësoi gjithashtu shtatë vende, duke përfshirë Bullgarinë nga vende me të ardhura të mesme të larta në vende me të ardhura të larta. Përmirësimet e tyre erdhën pas disa vitesh zhvillimi pas pandemisë.

Ukraina gjithashtu kaloi nga një vend me të ardhura mesatare të ulëta në një vend me të ardhura të mesme të larta pasi PBB-ja reale u rrit me 5.3%. Kujtojmë se në vitin 2022, kur u pushtua nga Rusia ekonomia ukrainase pati një rënie të mprehtë prej 28.8%. Rritja reale në vitin 2023 u nxit nga aktiviteti i ndërtimit 24.6%, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për investime 52.9% në përpjekjet e saj për rindërtim.

Sipas Scan TV

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme