Shqipëri – Kosovë, rriten mes 15 përqind shkëmbimet në tregëti dhe bujqësi

Ekonomi | 2 vite më parë

Shkëmbimet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 2023 shënuan një rritje prej 15%.

Lajmin e bëri të ditur  ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. 

Ajo tha se shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore me Kosovën për vitin 2023 arritën vlerën 105.45 milionë euro.

“Krahasuar me vitin 2022 ku ishin në vlerën 84.11 milionë euro, shënohet kështu një rritje prej 15%”, u shpreh Denaj.

Këto shifra në rritje,sipas ministres, “konfirmojnë edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta në rritje mes dy vendeve, edhe në sektorin e bujqësor”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme