Berisha : Blackout i plotë nga vjedhja e investimeve në sistemin energjitik!

Ish kryeministri dhe kreu aktual i PD Sali Berisha reagoi pas rënies në mesditë të sistemit energjitik të vendit. Në një reagim në facebook ai bërë përgjegjës qeverinë e kryeministrit Edi Rama. ” Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale. Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. ” shkruan ndër të tjera zoti Berisha.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një dalje publike tha se energjia u shkëput për shkak të një avarie në linjën e interkoneksionit me Greqinë, që më pas u përhap në të gjithë vendin. ” Teknikët e OST-së kanë arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta”, u shpreh zonja Balluku.
Ndërkaq një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka ndodhur të premten në orën 12:30 duke lënë shumë qytete në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroacinë jugore, pa energji elektrike.
Disa pjesë të Malit të Zi janë gjithashtu pa energji elektrike si Budva, Bar, Risno, Podgoricë.
Sistemi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike malazeze (CEDIS) ka njoftuar se pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike.
Sipas një deklarate të shkurtër në faqen e CEDIS në Facebook, ka shpërthyer një zjarr në një linjë transmetimi në Malin e Zi.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




