Mete: Vijon rritja e ekonomisë, të ardhurat në buxhet mbi 287 miliardë lekë në 5 muaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete njoftoi të martën se të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë 5-mujorit të parë të këtij vitit rezultojnë 287.1 miliardë lekë. Kjo është një rritje prej 28.9 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 287.1 miliardë lekë ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 28.9 miliardë lekë ose 11.2% më shumë”, u shpreh ministri.
Mete bëri të ditur se shpenzimet e përgjithshme publike arritën 236.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 93.8 % të planit të periudhës. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.4% më i lartë ose 14.3 miliardë lekë më shumë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




