Mbi 96 mijë fermerë të pajisur me NIPT

Ekonomi | 2 vite më parë

Fluksi i turizmit pritet t’i japë një shtysë sektorit bujqësor në vend, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës konsumatore. 

Autoritetet po aplikojnë një sërë programesh subvencionuese që kanë në fokus veç mbështetjes së fermerëve, por edhe nxitjen e investimeve të reja në sektor.

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore, duke u pajisur me numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT).

Sipas INSTAT në shkallë vendi numëron 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Me bazë vjetore numri i fermerëve me NIPT  është rritur me 14.3%.

Nga të dhënat rezulton se 57 % e fermerëve e ushtrojnë aktivitetin ekonomik në ferma mikse dhe në kultivimin e perimeve.

Ndërkohë, 11.2% e totalit rezulton se janë fermere, ose drejtuese gra. Numri më i lartë i fermerëve të formalizuar, regjistrohet në Lushnje, me 10 mijë e 253 fermerë, ose 10.6% e totalit të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT.

Divjaka vjen pas Lushnjes me 5 mijë e 187 fermerë të regjistruar dhe më pas Berati me 4 mijë e 800 fermerë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme