Bashkëpunimi Shqipëri – Francë, Pellet, angazhojmë 600 milionë eurot për prioritetet e ekonomisë shqiptare

Vitet e fundit Franca është kthyer në një aktor të rëndësishëm në ndihmë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare duke ofruar ndihmë në shumë sektorë.
Jérémie Pellet, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Franceze për Bashkëpunim Teknik Ndërkombëtar, e cila është e pranishme në 100 vende dhe me një personel prej 1400 punonjesiosh tregon per mikrofonin e RTSH mbi projektet në Shqipëri.
-Në terma të mesëm dhe afatgjate planifikoni qeveria franceze angazhohet me 600 milion euro të asistojë edhe sektorin e bujqësisë. Pse jo tani? Shqipëria ka nevojë tani.
-600 milionë eurot për të cilat Franca është angazhuar pranë qeverisë shqiptare për periudhën 2023-2027 janë financime që mbështesin financat publike pra që varen nga prioritetet e qeverisë shqiptare ku dëshiron të ketë mbështetjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD). Pra janë shqiptarët që përcaktojnë prioritetet dhe ne iu përgjigjemi.
Këto prioritete përfshijnë sektorë të shumtë, në veçanti ato të zhvillimit të qëndrueshëm. Një pjesë e këtyre financimeve është vënë tashmë në përdorim për të zbatuar projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pikërisht 200 milionë euro.
Ky proces që ka filluar, do të vijojë në vitet e ardhshme edhe në funksion të prioriteteve që do të përcaktohen nga Bashkimi Evropian në Planin e Zhvillimit, dhe të prioriteteve strategjike afatgjata të Shqipërisë.
-Shumë e bukur ideja e ndarjes se rrjetit energjitike te transportit. A ka një parashikim se kur mund të ndodhë kjo? Ku do të konsistojë ndihma juaj? Mund të na e elaboroni me shumë nevojën për ndarjen e rrjetit energjitik të transportit? Besoj ky është model i vendeve fuqi energjitike?
-Mbështetja që ne ofrojmë në transformimin e tregut energjetik synon, siç thoni ju, në ristrukturimin e tregut, në mënyrë që të ketë më shumë prodhues të një energjie më të sigurt. Pra puna jonë konsiston në mbështetjen ndaj Agjencisë së Rregullimit të energjisë në Shqipëri, duke u bazuar në përvojën franceze dhe evropiane, si dhe ndaj Agjencisë për përdorimin efikas të energjisë me synim forcimin e kapaciteteve të saj.
Pra që këto sektorë të jenë në gjendje të zbatojnë normat e prodhimit në një kontekst sa më efikas të mundshëm, në mënyrë që shumica a popullsisë të mund të ndjejë frytet e saj dhe që Shqipëria t’u përgjigjet kushteve të aderimit në tregun e BE-së.
Ky është modeli evropian.
Franca e ka marrë sepse është modeli evropian i 27 vendeve anëtare. Ne punojmë me shqiptarët për tu shpjeguar se si ne e kemi zbatuar në Francë, se si e kemi rregulluar këtë treg, në mënyrë që e njëjta gjë të zbatohet edhe në tregun shqiptar.
-Dua të ndalem në një moment tek asistenca që ju i ofroni sistemit gjyqesor shqiptar dhe tek menaxhimi i gjykatave. Një ndër sfidat kryesore që kanë qytetarët shqiptarë në raport me sistemin gjyqësor janë vonesat në gjykimin e çështjeve. A është e parashikuar një ndihmë nga ana juaj në këtë aspekt? Sa shpejt do të ndodhë?
-Puna jonë në fushën e drejtësisë synon të konsolidojë bazat e sistemit, të cilat janë së pari formimi i magjistratëve, sepse sa më formuar janë ata aq më shpejt do të jenë në gjendje të trajtojnë çështjet gjyqësore. Kjo është qartë një punë afatgjatë, do kohën e saj, por shoqërohet me veprime specifike dhe afatshkurtra të ministrisë shqiptare të drejtësisë. Ne punojmë me institucionet, si Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të trajnuar sa më shumë personel të fushës së drejtësisë, që kjo fundit të bëhet sa më efikas të jetë e mundur.
-A pritet të këtë një rol sipërmarrja franceze me ekspertizën e saj në të gjithë këto projekte?
-Ne shpresojmë shumë që marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë të përforcohet, përfshirë edhe sektorin ekonomik. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë sepse investimet reciproke mes Francës dhe Shqipërisë janë dyfishuar nga 2009 et këtej. Pra ka përparime por mund të bëjmë më shumë. Sigurisht, perspektiva e integrimit në tregun evropian është diçka shumë e rëndësishme. Fakti që imazhi i Shqipërisë po ndryshon në nivel evropian, që turizmi po zhvillohet , edhe investimet po zhvillohen dhe e gjithë kjo krijon një klimë të favorshme për investime. Misioni ynë i përbashkët me qeverinë shqiptare është që të mundësojmë që shtyllat themelore të vendit, transparenca, siguria e investimeve, legjislacioni i biznesit, kuadri ligjor të tërheqin investimet evropiane për ta afruar kështu më shumë Shqipërinë me pjesën tjetër të Evropës.
– Të gjithë projektet kanë të bëjnë me ekonominë e vendit. Si i vlerësoni ritmet me të cilat kjo ekonomi po konvergon me atë të BE kur kemi parasysh se ky është edhe qëllimi final. Të kemi një ekonomi në e cila ecën me të njëjtat ritme me ekonomite e BE?
-Rritja ekonomike shqiptare aktualisht është shumë e fortë. Në gjirin e BE-së ajo do të shihej si një nxënës i mirë meqë në 2021 dhe 2022 rritja ka qenë e fortë duke rikuperuar qartazi vonesën e krizës së Covidit. Shqipëria ka gjithashtu një kontroll të mirë të financimeve publike, pra shtyllat kryesore ekonomike të vendit janë shumë të shëndetshme dhe mendoj se duhet përgëzuar për këtë. Kjo gjithashtu është një gjë shumë e mirë në perspektivën e integrimit në BE sepse do të thotë se Shqipëri respekton tashmë një numër kriteresh ekonomike që të mund të jetë pjesë e BE-së, pro mbi të gjitha është një burim rritjeje dhe prosperiteti për vetë shqiptarët. Kjo është shumë e rëndësishme, par kur kjo rritje ekonomike u mundëson shqiptarëve të jetojnë më mirë, më në begati. Ky proces që është shumë i rëndësishëm dhe që duhet të vazhdojë tregon se reformat që po bën Shqipëria prej 10 vitesh kanë sjellë frytet e tyre dhe kjo tregon rrugën që duhet përshkuar drejt integrimit evropian, gjë të cilën e presim të gjithë, si nga ana e Shqipërisë ashtu dhe nga ajo e BE-së.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




