Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti. Këtë vit numri i turistëve, parashikohet të arrijë në 14 milionë. Kjo ka vënë nën presion prodhuesit për të ofruar më shumë me qëllim përballimin e tyre.
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ka bërë me dije se konsumi pritet të arrijë në 1.2 miliardë dollarë. Kjo është një shifër domethënëse për këtë industri çka përkthehet në rritje të të ardhurave për mijëra familje rurale dhe biznese.
“Dua të kujtoj këtu që 980 milionë dollarë ofertë ushqimore si rezultat i 10.5 milionë turistëve, ndoshta 14 milionë turistë të këtij viti do ta çojnë në 1.2 miliardë dollarë presionin e ofertës ushqimore, të bëj që të mos lëmë pa vëmendje dhe kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm” deklaroi Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit ku u diskutua mbi ecurinë e plotësimit të reformave për anëtarësimin në BE, Ministrja Denaj tha gjithashtu se synim është gjithashtu rritja e eksporteve të produkteve shqiptare dhe depërtimi i tyre në tregje elitare. Vlera e eksporteve në fund të 2023 arriti në 570 milionë Euro me gati 64.5 milionë Euro rritjen nga një vit në tjetrin.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




