Ura Velipojë- Ulqin, gati të nisin punimet në fshatin Pulaj

Ekonomi | 3 vite më parë

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Marrëveshjen midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për
ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, duke hapur kështu rrugën për nisjen e punimeve.

Ky investim pritet të ndikoj në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e ekonomisë.

Ura me gjatësi 310 metra që do të kushtojë rreth 20 milionë euro do të financohet përgjysmë nga qeveria malazeze dhe ajo shqiptare dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Kjo urë do të ndryshojë tërësisht mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet
të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km, rrugë që pas ndërtimit të urës do të shkurtohet në vetëm 310 metra.

Përgatiti Luan Kadija
Operator Medin Guri
Montazhi Urim Hysa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme