Vlora dhe Saranda prezantohen në panairin e Berlinit, Kumbaro: Aeroporti i ri kompleton ofertën turistike!

Ekonomi | 3 vite më parë

 

Potencialet turistike të Vlorës dhe Sarandës u prezantuan të premten në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

Të pranishëm në stendën shqiptare për prezantimin e këtyre dy bashkive ishin ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha si edhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.

“Saranda dhe Vlora ishin “kripa” mbi shijet e “Albania all Senses” gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin. Me ujërat e bruzta, kurorat e maleve, sitet arkeologjike, një traditë fantastike kulinare të Mesdheut dhe së shpejti me aeroportin e ri i gjithë bregdeti jugor do të kompletojë më së miri ofertën turistike”, tha ajo.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha vuri në dukje se aeroporti i ri i Vlorës do të lehtësojë procesin e ardhjes së turistëve në Vlorë jo vetëm për të prekur bukuritë e qytetit, por edhe të bregdetit të mrekullueshëm të Shqipërisë.

Ndërsa kryebashkiaku i Sarandës foli për ofertën e pasur turistike që ofron ky qytet.

“Duke pasur detin, malin, lumin por edhe Korfuzin përballë, në një ditë një turist provon shumë emocione. Është fat që ka Shqipëria, Saranda dhe gjithë destinacioni turistik shqiptar”, shtoi ai. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme