Ndryshimet në ligjin “Për turizmin”, 4500 struktura informale, cenojnë konkurrencën dhe cilësinë e shërbimit

Në parlamentin shqiptar komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi diskutimin e ndryshimeve në ligjin “Për turizmin”.
Ndryshimet kanë për qëllim të promovojnë Shqipërinë si destinacion turistik, tërheqës, autentik për vizitorët, duke mbështetur kështu zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello në fjalën e saj, shprehu shqetësimin se disa subjekte informale po cënojnë konkurencën e ndershme. “Ne e kemi informacion, se struktura në total aktualisht janë 4556, nga të cilat në Tiranë janë 1294 dhe këto janë të paformalizuar. Nga të dhënat që vijnë nga AirBNB, janë 3000 apartamente të pacertifikuara dhe standardizuara. Ndërsa si struktura të kategorizuara janë 1500”, tha zëvendësministrja e Turizmit.
Ndryshimet pritet të ulin informalitetin në sektor, pasi nga 10.1 milionë të huaj që erdhën në vend, në strukturat akomoduese të regjistruara fjetën sipas shifrave vetëm 1.4 milionë të huaj.
Aktualisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur diskutimet për Strategjinë e re të Turizmit deri në vitin 2030, ku në fokus do të jetë turisti elitar dhe jo rritja e shifrave.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




