Punime intensive në hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës, gati stacioni i Vorës

Ekonomi | 3 vite më parë

Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet për hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës.

Një ekip i RTSH ndoqi nga afër punimet në një nyje të rëndësishme, në stacionin e ri të Vorës.

Stacioni Hekurudhor i Vorës do të jetë pika nevralgjike e shtratit të hekurudhës së re.

Në këtë stacion do të këmbehen disa palë shinash, të cilat degëzohen për 5 km në Rinas. Trenat në këtë linjë do të lëvizin me një shpejtësi 110 km në orë, për t’u stacionuar fillimisht në Vorë dhe më tej drejt Durrësit.

Sot, në Stacionin e Vorës u hodh shtresa e parafundit e segmentit.

Projekti Tiranë–Rinas–Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit të amortizuar hekurudhor në vend.

Një kompani italiane është zgjedhur të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34,2 km midis dhe qytetit të Durrësit, si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Agjendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën.

Në samitin e Londrës u firmos edhe financimi i rehabilitimit të segmentit Vorë–Hani i Hotit, projekt që do të paguhet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme