Në Fier nuk ka toka djerrë

Ekonomi | 3 vite më parë

Fermerët e Fierit nuk lënë asnjë tokë djerrë. Ecuria e mirë e prodhimeve në tregun vendas dhe eksporteve, si dhe mbështetja e vazhdueshme përmes subvencioneve ka bërë që në Fier bujqësia nga viti në vit të njohë zhvillim. Referuar statistikave, gjatë 2023- shit, eksportet shënuar një rritje me 25 %. 

Lavdi Pashaj specialist i bujqësisë në Fier, tha se favorizuar nga moti, pothuajse kanë përfunduar mbjelljet në sera, në 320 hektarë. Sipas tij në Fier nuk ka toka të cilat rrinë djerrë. Një pjesë i shërbejnë edhe blegtorisë.

Fondi i tokës bujqësore në Fiei është 56 mijë ha, nga të cilat 43 mijë ha mbillen me bimë arash dhe 13 mijë ha me dru-frutorë. Pjesën më të madhe të këtyre të fundit zë ulliri, rreth 2 milionë rrënjë.  

Fermerët nga ana tjetër vijojnë të marrin mbështetje për fuqizimin e tyre. Vetëm gjatë vitit të shkuar 16 mijë e 300 fermerë përfituan naftë falas, ndërsa 2 mijë nga skemat mbështetëse në blegtori, bletari, sera. etj

Gazetare Nermin Spahiu

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme