Shtëpitë karakteristike gjirokastrite – Tregu imobiliar: Interes i lartë, shitje të pakta

Ekonomi | 3 vite më parë

Zhvillimi që po merr turizmi në Gjirokastër po rrit edhe interesin për shtëpitë e saj karakteristike të cilat synojnë ti vendosin në shërbim të tij.

Pavarësisht se kërkesat si për shitje dhe për blerje janë të shumta duket se këto të dyja nuk shkojnë paralelisht me njëra tjetrën. Arsyeja kryesore mbetet një dhe e vetmja që është ajo e zotërimit të tyre nga shumë pronarë.

Valbona Bani, përfaqësuesja e një prej agjencive imobiliare shprehet se “kjo çon edhe në rritjen e çmimit të tyre, duke e bërë atë të papërballueshëm për blerësin të cilit i duhet të investojë edhe më tej për ta shndërruar atë në strukturë akomoduese me standarte”.

Interesi për shtëpitë e zonës muzeale të Gjirokastrës vijnë si nga brenda dhe jashtë vendit.

Përmes kësaj agjencie vetëm brenda 2023 janë bërë me pronarë të rinj 4 shtëpi gjirokastrite, ndërsa në listën e pritjes qëndrojnë 12.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme