Mbi 427 mijë matrikullime falas, garanci për sigurinë ushqimore

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot për çdo blegtor dhe garanton sigurinë ushqimore, për një sektor më të fortë e konkurrues në treg.

“Veterinerët tanë gjenden në çdo fermë, duke ofruar këtë shërbim edhe në vitin 2024”, tha Denaj.

Vetëm në vitin 2023 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka kryer 427 500 matrikullime falas. Konkretisht është kryer matrikullimi për 60 500 gjedhë, 365 mijë të imëta dhe 2 200 derra.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme