Kumbaro takon ministrin e Jashtëm të Spanjës: Investitorët spanjollë interes për Shqipërinë!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim në Madrid me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares.
Kumbaro u shpreh se në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Spanjës, që vitet e fundit po forcohen, sidomos dhe falë turizmit.
Ministrja bëri të ditur se “kemi pasur numrin më të lartë ndonjëherë të vizitorëve spanjollë që kanë vizituar Shqipërinë”.
“Por edhe të investimeve që janë afruar në fushën e hotelerisë, siç është gjiganti ‘Melià’, dhe së shpejti edhe grupe të tjera si ‘Iberostar’, ‘Catalonia’ Hotel Groups apo ‘Barcelo Hotel Group’, të cilat kanë shprehur interesin për të pasur markat e tyre në vendin tonë”, u shpreh ajo.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




