Nafta, OPEC rrit çimin në 78 USD për fuçi

Çmimi i naftës po shkon drejt rritjes pas rënieve të realizuara një ditë më parë, ndërsa OPEC parashikon një kërkesë të fortë globale, gjatë dy viteve në vijim. Gjithashtu, edhe i ftohti që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka ofruar një mbështetje për çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.
Në raportin mujor, OPEC deklaroi se kërkesa globale do të rritet me 1.85 milionë fuçi në ditë në vitin 2025, në totalin e 106.21 milionë fuçive.
Për këtë vit, OPEC parashikon një rritje të kërkesës me 2.25 milionë fuçi, një shifër e pandryshuar krahasuar me vlerësimin e dhjetorit.
Ndërksa, në Dakotën e Veriut temperaturat shumë të ulëta kanë bërë që prodhimi të ndryshojë me rreth 700 mijë fuçi në ditë. Investitorët po presin edhe të dhënat zyrtare mbi rezervat e naftës që do të publikohen më vonë gjatë së enjtes nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që tregjet e naftës të jenë në një “pozicion të rehatshëm dhe të balancuar” këtë vit, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, mes rritjes së ofertës dhe një perspektive për ngadalësimit e rritjes së kërkesës, tha drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, në Forumin e Tregjeve Globale të organizuar nga Reuters.
Në fokus të tregjeve është edhe situata në Lindjen e Mesme, pasi grupi Houthi vijoi sulmet ndaj anijeve që kalojnë në Detin e Kuq, duke detyruar shumë kompani të zgjedhin rrugë të tjera më të gjata, me kosto më të larta. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara ndërmorrën të tjera sulme ndaj pozicioneve të grupit Houthi në Jemen, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të anijeve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




