Ndryshimet për tatimin e pasurive të paluajtshme- Kush përjashtohen nga tatimi 15%

Ekonomi | 3 vite më parë

Pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 përqind për rastet vetëm brenda lidhjes gjinore, motër dhe vëlla, por jo ndaj kushërinjve të parë.

Kjo sipas udhëzimit të Ministries së Financave të publikuar në Fletoren Zyrtare. Per ekpertin e ekonomisë, ky hap duhet të shoqërohej me një taksim më të ulët.

“Trashëgimia nuk ka pse të jetë pjesë e taksimit, nësë vendos një taksë simbolike bëhet vetëm për efekt kontrolli. Sa më e vogël taksa aq më shumë shanc ka të zbatohet”, shpjegon eksperti.  

Udhëzimi i ndryshuar përcakton se nuk do të jenë subjekte të tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme: sipërmarrësit në fushën e ndërtimit, pavarësisht nga statusi të cilët ndërtojnë për qëllim shitjeje dhe investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit me qëllim shitjeje.

“Nuk ka arsye që të mbeten jashtë sistemit edhe pse janë të regjistruar në pasuritë e patundshme, një segment jo i vogël pasi bëhët fjalë për mijëra apartamente, prona që nuk kontribuojnë në taksa. Pra krijohet një privilegj i pamerituar për bizneset”, shprehet  eksperti. 

Pasuritë e paluajtshme e trashëguara apo dhuruara te trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil, nuk do të tatohen deri në vlerën 5 milionë lekë.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme