Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës Botërore.

Palët biseduan mbi mbështetjen që Banka Botërore po i jep institucioneve shqiptare në drejtim të mbrojtjes sociale, me fokus avancimin e reformës së skemës së sigurimeve shoqërore, si edhe analizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e aftësimit dhe nxitjes së punësimit. 

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, si edhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik. 

Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencën e saj.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme