Sezoni veror, ministrisë së Turizmit i shtohen 45 milionë lekë për promovimin e destinacioneve dhe ofertave turistike

Në prag të sezonit të ri turistik 2023, qeveria ka vendosur që të bëjë një rishpërndarje fondesh ndërmjet ministrisë së Financave dhe asaj të Turizmit, lidhur me promovimin e destinacioneve turistike.
Sipas vendimit, ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Tregu i punës”, do t”i pakësohet fondi prej 45 000 000 lekësh.
“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Zhvillimi i turizmit”, i shtohet fondi prej 45 000 000 lekësh për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike në turizëm.”- thuhet në vendim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




