Euro dhe dollari forcohen kundrejt lekut

Ekonomi | 4 vite më parë

Pas një periudhe të gjatë zhvlerësimi në tregun e brendshëm valutor, euro ka nisur një rritje kundrejt lekut menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit.

 Sipas grafikës zyrtare të Bankës së Shqipërisë vetëm në 3 ditë monedha europiane është forcuar me 2.5 për qind ndaj lekut.

 Sot, 17 maj, euro është kuotuar mesatarisht me 113.43 lekë, 1.54 lekë më shumë se dje, ndërsa të premten tregtohej me 110.63 lekë.

Edhe dollari amerikan u forcua me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë.

 Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

 Në raportin tre mujor të politikës monetare 2023 të publikuar pak ditë më parë nga Banka e Shqipërisë u vu në dukje se pati një mbiçmim të lekut ndaj dollarit amerikan dhe euros u intensifikua në muajt mars dhe prill 2023. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme